Deputetja e Aleancës për Ardhmëinë e Kosovës, Time Kadriaj, ka folur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid-19 nga Qeveria Kurti dhe qeveria aktuale Hoti.
Ajo ka kritikuar Qeverinë e kaluar Kurti, e cila, sipas deputetes Kadriaj, ka përdorur situatën pandemike vetëm për protagonizëm e reklamë.
“Me lejoni vetëm t’ua prezantoj te vërteten e Kosovës ne krahasim me boten sa i përket menaxhimit te pandemisë ne qeverinë e kaluar dhe ne kete qeveri krahasuar me parametrat vlerësues te worldmeters, faqe e cila përpilon te dhënat ne lidhje me pandeminë dhe e cila shfrytëzon te dhënat e OBSH se për 213 shtete te botes. Ndonese Kosova nuk është anëtar e OBSH se nuk do te thotë, qe ne te mos studiojmë dhe analizojmë shkencërisht statistikat tona dhe t’i krahasojmë me parametra botëror, nuk do te thotë qe te fshihemi nga e vërteta dhe te manipulojmë e mashtrojmë qytetaret tanë”, tha ajo në Kuvend.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/670177043904744/
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi kryeministri ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...