Nga dita e sotme, Ministria e Punëve të Brendshme ka mbyllur Qendrën për Pajisje me Dokumente në Komunën e Mitrovicës, për shkak se një zyrtar ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Pas këtij njoftimi nga ana e MPB-së, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka kërkuar nga ministria në fjalë që të angazhon staf shtesë në mënyrë që kjo qendër të hapet, pasi që është shumë e nevojshme që qytetarët tanë të marrin shërbimet që u duhen për dokumente të identifikimit si dhe vule apostile/verifikuese.
Qendra për Pajisje me Dokumente në Komunën e Mitrovicës që nga java e kaluar ka dhënë shërbime edhe për vula apostile/ verifikuese, jo vetëm për qytetarët mitrovicas, por edhe për qytetarët e rajonit, prandaj theksohet se është më se e rëndësishme që kjo qendër të bëhet urgjentisht funksionale.
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada
“Plisat” mbështesin protestën e 17 shkurtit: Ata...
Tottenham shkarkon nga detyra trajnerin
Besnik Salihu dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen në Dumni...
Kosova dhe Shqipëria synojnë partneritetin doganor, për leht...