Ekspertët britanikë: Vala e dytë e Covid-19 do të vijë në dimër

Dr. Joshua Rosenberg, center, the Medical Director, Surgical ICU & Attending Intensivist of Brooklyn Hospital Center, tends to a patient suffering from the coronavirus COVID-19, in the Surgical Intensive Care Unit of the hospital, Monday, March 30, 2020, in New York. The coronavirus crisis has pummeled the Brooklyn hospital just as has others throughout New York City. (Victor J. Blue/The New York Times)

22:25 | 12 Korrik 2020
Arbresh.info

Rritja e numrit të të infektuarve ka shtuar frikën e rikthimit të një vale të dytë të Covid-19.

Sipas ekspertëve britanikë të shëndetësisë, vala e dytë e koronavirusit do të mbërrijë kur temperaturat të bien në 4 gradë celsius në dimër.

Ato shtojnë se një gjë e tillë mund të çojë në një mbyllje të dytë të vendit, e kjo në kohën kur ekonomia e goditur rëndë prej pandemisë apo ka nisur të marrë veten. Sipas tyre besohet gjerësisht që virusi i “pëlqen” temperatura 4 gradë Celsius, e kjo mund të shpjegojë përhapjen e shpejtë të tij në shkurt e mars.

“Për momentin mund ta kalojmë më lehtë se është verë. Por është e rëndësishme që njerëzit të përgatiten për sfidat që do të sjellë dimri”, – u shpreh një anëtar i grupit Këshillimor Shkencor për Emergjencat në Britania.

 

Shpërndaje në rrjete sociale