Mbase edhe ju keni dëgjuar për teorinë sipas së cilës pjesëtaret e gjinisë së bukur, të cilat një kohë të gjatë nuk bëjnë marrëdhënie seksuale, vagjina u bëhet më e ngushtë se më parë, ndërkaq ato që kanë seks të rregullt vagjina e tyre është më e gjerë. Ja cila është e vërteta!
Është shumë e sigurt që keni dëgjuar tregimin se si femrat të cilave “periudha e thatë” u zgjatë diç më shumë, kanë edhe vagjinë më të ngushtë, ndërsa ato të cilat kanë seks të rregullt e kanë më të gjerë.
E po, ekspertët thonë se kjo nuk është fare e vërtetë.
Fakti është se muskujt e vagjinës janë elastikë. Ata gjatë marrëdhënies intime zgjaten, ndërkaq pastaj kthehen në formën e mëparshme. Megjithatë, ekzistojnë dy raste në jetë, kur vagjina ndërron formën dhe madhësinë për një kohë të gjatë.
Hulumtimet kanë treguar që vagjinës ndonjëherë i nevojiten edhe gjashtë muaj që të sanohet nga lindja, mirëpo pas kësaj periudhe kthehet në gjendjen e mëparshme.
Situata e dytë është plakja, sepse në trupin e femrës zvogëlohet niveli i hormoneve, gjë që do të thotë që muret vagjinale bëhen gjithnjë e më të hollë dhe gjithnjë e më pak elastikë.
Lajm i mirë është që tonusi i muskujve mund të përmirësohet me ushtrimet e Kegelit.
Për shkak se, nëse herën tjetër ju duket që vagjina juaj është më e ngushtë se më parë, kjo nuk ndodh për shkak të “thatësisë”, por për shkak që nuk jeni relaksuar dhe eksituar mjaftueshëm. E gjithë ajo që ju duhet është edhe pak paralojë.
Dy ditë kanë mbetur deri në zgjedhjet hungareze – publ...
Ministri i Maqedonci: FSK po forcohet me përfshirje dhe bara...
“Punët e Shqipërisë”, Rama me pensionistët: 5-fishojmë pensi...
Me 90 vota për, miratohet Rezoluta për mbrojtjen e së vërtet...
Rezoluta për çmimet e naftës nuk miratohet, deputetët e Vetë...
Izraeli kërkon bisedime me Libanin, paralajmërohet rrezik pë...