Vazhdon të mos marrë ende një zgjidhje e ardhmja e sulmuesit të kombëtares shqiptare Florian Kamberi.
Pasi përfundoi periudhën e huazimit te Glasgow Rangers, Kamberi është rikthyer te Hibernian pasi skuadra e drejtuar nga Steven Gerard vendosi të mos e blejë kartonin e tij.
Gjithsesi te Hibernian 25-vjeçari i rritur si futbollist në Zvicër nuk do të qëndrojë gjatë.
Për të ka oferta nga Gjermania dhe Polonia, por Kamberi mund ta vazhdojë karrierën në Britaninë e Madhe pasi sipas “Daily Record” sulmuesi shqiptar kërkohet nga Hull City që luan në Championship dhe shumë shpejt transferimi i Kamberit te “tigrat” mund të bëhet realitet.
Naim Murseli kërkon të kontaktojë me fëmijët, kjo është përg...
Zyrtare/ Hamdi Namani transferohet tek Gjilani në formë huaz...
Nis seanca për vrasjen e Liridonës, Plava dhe Kokalla largoh...
Britania e Madhe dyfishon trupat në Norvegji për t’iu kundër...
Hashim Thaçi është i pafajshëm, thotë avokati i ish-presiden...
Nis seanca në Hagë: Mbrojtja e Thaçit do t’i thotë fjalët pë...