Në spitalin e Gjakovës po trajtohen 31 persona me Covid-19

09:40 | 10 Korrik 2020
A Z

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë po trajtohen 31 pacientë me Covid-19 pozitiv.

Sipas raportit 24 orësh nga ekipa kujdestare janë të hospitalizuar 42 pacientë nga këta:

Janë 31 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv,nga këta 8 pacientë janë me oksigjen kohë pas kohe

Ndërsa, në pritje të rezultati të testit janë 11 pacientë

Nga ky spital kanë bërë thirrje që qytetarët t’i respektojnë masat e reja për të ruajtur shëndetin publik.

Shpërndaje në rrjete sociale