Vokalisti i grupit Jericho, Petrit Çarkaxhiu ka publikuar këngën më të re “Dul behari”.
Me muzikë dhe tekst të vetë këngëtarit, kënga është regjistruar në Stamboll të Turqisë, shkruan portali arbresh.info.
Video është realizuar nga Sezer Salihi kurse pamjet me dron janë të Agon Nimanit.
Kjo është kënga e tretë e Petritit që realizohet në Stamboll.
Kujtojmë se dhe dy këngët tjera “Vajzave e Tokave të Diellit” si dhe “Natë e Gatë” janë pëlqyer shumë nga publiku.
Jericho është një rock grup i formuar nga disa të rinj shqiptarë nga Kosova, në maj të vitit 1997 në Prishtinë. Ky grup njihet për muzikën dhe tekstet e tyre mjaft të veçanta.
Muzika e Jerichos është përzierje e muzikës rok, alternative, elektronike dhe muzikës tradicionale shqiptare e cila është karakteristikë e regjionit të Kosovës dhe Shqipërisë veriore. Përveç instrumenteve standarde të rokut, ata përdorin edhe instrumente orientale të cilat bëjnë pjesë në muzikën tradicionale shqiptare, siç është tupani, kavalli dhe zurna./arbresh.info/
Detaje nga tragjedia në Maldive, pesë italianë humbin jetën ...
Policia arreston dy persona për posedim të narkotikëve
Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësiv...
Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzu...
Lushtaku – Kurtit: Mos e përdor pushtetin, prokurorinë e gjy...
Lushtaku deklarohet para mediave, pasi u lirua në procedurë ...