Shkruan: Gëzim Rrustemi
Që nga paslufta Gjilani asnjëherë nuk pati një trajtim fer nga asnjë prej qeverive tona, që nga e para deri te e fundit.
U la anash si mos më keq, sikur të mos ishte fare pjesë e Kosovës. Përpos që u anashkalua, komuna jonë u përdorë edhe si hambar i madh votash duke u gënjyer vit pas viti e zgjedhje pas zgjedhjeje përmes premtimeve të rrejshme.
Sikur të mos mjaftonin tërë këto, komuna jonë edhe u ndëshkua dhe po ndëshkohet në vazhdimësi nga pushteti qendror, siç është rasti i ndërprerjes së autostradës Prishinë- Dheu i Bardhë, pastaj vënia në orë policore e komunës tonë edhe për faktin se kishte fare pak raste me covid 19, gjë e cila çoi në mbylljen e të gjitha bisneseve të vogla dhe tërë shërbimeve të gastronomisë duke e dërguar komunën tonë buzë falimentimit. Mos ta harrojmë edhe anulimin e impiantit të ujërave të zeza, e shumë e shumë të tjera.
Shtroj pyetjen: Qeveria e Kosovës (prej asaj të parës deri te kjo e fundit) a e konsideron edhe Gjilanin si pjesë të Kosovës? Nëse po, atëherë çka nuk është në rregull? A keni ndonjë urrejtje ndaj nesh apo po e keqpërdorni faktin që ne gjilanasit kemi qëlluar të kulturuar dhe nuk bëjmë telashe. Sido që të jetë, nuk keni faj ju. Fajin e ka qytetari i Gjilanit që i jep votë ” t’hunit e t’konopit”, fajin e ka qytetari i Anamoravës që s’e bëri dot partinë e vet, por turret pas partisë së “Drenicës”, “Dukagjinit”, “Llapit” e “Llaushës”, parti të cilat i sollën Gjilanit vetëm të këqija dhe asnjë të mirë, i sollën vetëm telashe, vuajtje, varfëri, zhgënjim e zbrazje.
Andaj ju them: zgjohuni o ju politikanë të anamoravës, zgjohuni o ju votues. Zgjohuni e kërkoni përgjegjësi prej politikanëve dhe prej partive! Zgjohuni se shkuam posht! Zgjohuni se edhe ashtu jemi vonë shumë!
Autori është nga Lëvizja Qytetare Vatra
Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK...
Vdes një 59-vjeçar në Ferizaj, bie nga kati i gjashtë i një ...
Konjufca merr pjesë në Samitin e Diasporës Shqiptare në Tira...
Istog: I mituri nuk ndalet pas urdhërit, policia arrin ta ka...
Presidenti Thaçi për FAZ: “Si qytetar i lirë i Kosovës, do t...
Rogerti betohet në kryq, kërcënon Mateon: U bëj thirrje shok...