8 mjekë specialistë dhe 13 infermierë në mesin e 177 rasteve aktive në Ferizaj

10:34 | 9 Korrik 2020
A Z

Komuna e Ferizajt të mërkurën ka pasur 55 raste pozitive me Covid-19, duke e çuar në 177 numrin e përgjithshëm të rasteve aktive.

E, në Spitalin e Ferizajt, tetë mjekë specialistë, 13 infermierë dhe 4 zyrtarë të tjerë kanë rezultuar pozitivë.

“Numri i pacientëve 13, me oksigjenoterapi i kemi 11, mjekë specialistë pozitivë janë 8, infermierë 13, dhe 4 të tjerë nga stafi”, ka thënë për arbresh.info drejtori i Spitalit Rajonal në Ferizaj, Jeton Zeqiri. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale