Mos ia bëni këto gjëra gjoksit tuaj

15:54 | 8 Korrik 2020
Arbresh.info

Shumë herë kemi dëgjuar të thuhet se gjoksi është shumë delikat dhe për të duhet treguar një kujdes maksimal.

Femra, kurrë mos ia bëni këto gjëra gjoksit tuaj:

Reçipeta me masë të vogël.

Shumica e grave në mbarë botën mendojnë se veshja e një palë reçipetave e cila është 1 ose 2 numra më të vogla sesa madhësia e duhur, do t’i bëjë ato të duken më të bukura dhe elegante, por në të vërtetë, kjo nuk është e këshillueshme.

Studimet kanë treguar se është një nga faktorët më të rrezikshëm për trupin tuaj pasi mund ti shkaktoni dëmtime serioze.

Reçipeta gjatë vrapimit?

Nëse jeni në mesin e atyre grave që nuk vishni reçipeta teksa po vraponi, sepse ndiheni shumë më e lirë, duhet të dini se kjo mund të shkaktojë shumë probleme serioze.

Heqja, ose largimi i qimeve.

Ka shumë gra që kanë qime rreth gjoksit të tyre dhe i heqin këto qime rregullisht. Në këtë pikë, ju duhet të dini se heqja e qimeve rregullisht ka shumë të ngjarë t’i bëjë të trashë dhe më të dukshme në të ardhmen.

Përveç kësaj, ekziston edhe rreziku i zhvillimit të disa inflamacioneve serioze ndaj dhe kësaj pike kushtojini shumë vëmendje në të ardhmen.

Veprime gjatë të bërit dashuri.

Shumë çifte të dashuruar, kanë tendencën të praktikojnë dhe të shijojnë disa forma të lojërave me gjoksin kur ata janë duke bërë dashuri.

Por, për fat të keq kjo praktikë duhet të lihet mënjanë njëherë e mirë, pasi sado që mund t’ju japë kënaqësi, kjo nuk është aspak një metodë e këshillueshme, pasi gjoksi është një pjesë trupore shumë e rëndësishme për femrën dhe nuk duhet të konsiderohet si “lodër”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale