Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1794 testime për coronavirus, ndërsa 163 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup janë 87, Kumanovë-7, Dibër-2, Shtip-10, Prilep-3, Tetovë-16, Strugë-8, Ohër-1, Kavadar-1, Demir Hisar-1, Gostivar-8, Strumicë-1, Kratovë-1, Shën Nikollë-9, Kërçovë-3, Resnjë-5.
Janë regjistruar edhe 8 viktima, prej të cilëve gjashtë nga Shkupi dhe nga një në Dibër dhe Tetovë.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 230 pacientë të shëruar. Prej tyre në Shkup 126, Kumanovë-31, Shtip-11, Prilep-1, Tetovë-45, Veles-7, Kavadar-1, Gostivar-1, Koçani-1, Shën Nikollë-2, Resnjë-2, Negotinë-2.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve me coronavirus shkon në 7406, prej të cilëve 3554 janë shëruar, ndërsa 359 kanë ndërruar jetë. Për momentin raste aktive janë 3493./telegrafi
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...
Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë lu...
“ Ka shenja pendese, s’është i dhunshëm’’, flet avokati i Gj...
Sorensen takim me Hanrahan në ShBA, pas dakordimit me Kurtin...