Dhimbja e kokës është një problem shumë i shpeshtë dhe që të gjithë, kemi vuajtur prej saj, të paktën njëherë. Pjesa më e madhe përdorin ilaçe qetësuese për dhimbjen, ndërkohë që ekziston një zgjidhje shumë më e thjeshtë.
Bëhet fjalë për kafen me limon, një pije e thjeshtë për tu përgatitur dhe me rezultate shumë të kënaqshme.
Kafeina ka veti të cilat luftojnë shtrëngimet e shkaktuara nga dhimbja e kokës dhe migrena. Për këtë arsye, shpesh kafja përdoret si ilaç qetësues.
Praktika e kombinimit të kafesë dhe limonit vjen nga tradita dietike kineze, e cila dallon për përdorimin e shumë ilaçeve natyrale. Përgatitja e kafesë me bazë limonin, është vërtetë e thjeshtë, shkruan noa.al.
Pasi të keni bërë kafen gati, qoftë në shtëpi apo me ekspres, hidhni një lugë e gjysmë limon dhe trazojeni para se ta pini. Idealja është që të shmanget përdorimi i sheqerit apo ëmbëlsuesve të tjerë. /a.y/noa.al
Deklarim i rremë për ryshfet, arrestohet një person në Prish...
Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kr...
Kusari-Lila tregon arsyen e mungesës në fushatë: Babai im ës...
Vdes Shemi i grupit “Ilirët”
Kurti premton projekte madhore për Drenasin: Poliklinikë, Di...
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajtoi 38 raste b...