Zyrtare| Valbon Krasniqi caktohet ushtrues detyre i Drejtorit të SHSKUK-së

15:08 | 6 Korrik 2020
A Z

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ka bërë të ditur se në mbledhjen e mbajtur sot, ka shkarkuar nga detyra dr. Basri Sejdiun, Drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Shkarkimi vjen si pasojë e performancës jo të kënaqshme dhe mos përmbushjes së detyrave të punës, thuhet në njoftimin e Bordit Drejtues të SHSKUK-së.

Në vend të dr. Sejdiut, ushtrues detyre i drejtorit është caktuar dr. Valbon Krasniqi, mjek Specialist i Infekologjisë.

Shpërndaje në rrjete sociale