Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp ka refuzuar të flas për spekulimet mbi mesfushorin e Bayern Munich, Thiago Alcantara, edhe pse ka pranuar se e pëlqen shumë lojtarin.
“Reds” këtë sezon nuk do të shpenzojnë shumë në merkato, por ka raportime të shumta që e duan spanjollin, transmeton portali arbresh.info.
29-vjeçarit i skadon kontrata vitin e ardhshëm dhe nuk ka pranuar ta rinovojë kontratën, ndërsa Bayern është i hapur që ta shesë.

Sidoqoftë, Klopp ka refuzuar të flas për këto spekulime, por ka pranuar se e pëlqen lojtarin.
“A do befasoheshin nëse nuk iu jap përgjigje për këtë? Sepse unë asnjëherë nuk përgjigjëm në këto pyetje”.
“Thiago Alcantara është lojtar shumë i mirë. Si shumë lojtarë të tjerë, e pëlqej shumë. Por, mund të them vetëm kaq”, deklaroi ai.
Transferimi i Alcantara-s në “Anfield” do kushtojë rreth 54 milionë euro./arbresh.info.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...