Pritje të gjata janë krijuar para Agjencisë së Regjistrimit Civil në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Qytetarët që po presin për pajisje me dokumente nuk kanë respektuar distancën ashtu siç kërkohet nga Qeveria e Kosovës si masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së Covid 19, raporton Arbresh.info.
Në fotografitë e siguruara nga arbresh.info, shihen këta qytetarë që po presin para Agjencisë së Regjistrimit Civil janë të pajisur me maska mbrojtëse pasi marrja e shërbimeve pa këtë të fundit është e pamundur.
Kujtojmë që javën që lamë pas ishte pezulluar ofrimi i shërbimeve për palë në Agjencisë së Regjistrimit Civil në Ministrinë e Punëve të Brendshme pasi dy zyrtarë të Qendrave për Regjistrim të Automjeteve dhe Qendrës për Pajisje me Dokumente kishin rezultuar pozitivë me koronavirus.
Në njoftimin e MPB-së ishte bërë e ditur se do të pezullohej ofrimi i shërbimeve për datat 2 dhe 3 korrik, duke përjashtuar rastet mjekësore për dy qendrat./arbresh.info/

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...