Mblidhet Mjekësia Ligjore, pritet të marrin vendime për vdekjet e mbrëmshme në Klinikën Infektive

09:15 | 6 Korrik 2020
A Z

Për shkak të shtimit të numrit të vdekjeve brenda një afati të shkurtër kohor, janë ngritur dyshime lidhur me natyrën e vdekjes së këtyre pacientëve.

E, sot në ora 9:15 do të mblidhet Mjekësia Ligjore.

Kështu bën të ditur për arbresh.info Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

“Tani në ora 9:15 e kemi lanë me u mbledh krejt stafi personal për me u merr vesh rreth kësaj çështje, dhe do të marrim ndonjë vendim se çfarë kërkohet me bë prej rasteve.”, ka thënë Gërxhaliu.

Kujtojmë se, dyshohet që dikush qëllimisht e ndali oksigjenin në Infektivë, gjatë asaj kohe vdiqën 4 persona./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale