Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka ka akuzuar ministrin e shëndetësisë, Armend Zemaj për keqmenaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.
Uka në një intervistë për arbresh.info ka thënë se për shkak të keq menaxhimit, tanimë situata ka dalë nga kontrolli kështu edhe duke u shtuar numri i personave të prekur me koronavirus.
Deputeti i Vetëvendosjes thotë se e arsyeton Zemajn pasi që nuk ka njohuri në fushën e shëndetësisë.
“Unë e arsyetoj ministrin ilegal pasi që duke mos pasur njohuri në epidemiologji edhe mashtrohet prej numrave”, thotë Uka.
E lirimin e masave Uka e konsideron si të dëmshme pasi siç thotë edhe vet ai u bë në mënyrë të pakontrolluar pa asnjë lloj analize.
“Pasojat për mos testimin e kontaktit veç se kemi filluar t’i vërejmë, mund ta vërejmë edhe në ta ardhmen e afërt, për shkak se mos testimi i rasteve të kontaktit sjell edhe më shumë rrezik për infektim”, vlerëson Uka./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/558352561496254/

E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...