Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Perparim Kryeziu, ka kritikuar Qeverinë e Avdullah Hoti për keqmenaxhimin e situatës me COVID19.
Kryeziu thotë se, Situata shqetësuese me COVID-19 nuk është vetëm rezultat i keqmenaxhimit nga 3 qershori e së këndejmi, por edhe i vendimeve politike të 25 marsit.
Sipas tij, përgjegjësia e kësaj qeverie sa koti aq edhe të dëmshme./arbresh.info/
Ja postimi i plotë:
Situata shqetësuese me COVID-19 nuk është vetëm rezultat i keqmenaxhimit nga 3 qershori e së këndejmi, por edhe i vendimeve politike të 25 marsit.
Përgjegjësia e kësaj qeverie sa koti aq edhe të dëmshme, dhe të atyre që ndihmuan rrugëtimin e saj deri në votimin e 3 qershorit nuk fillon atë ditë. Fillon atëherë kur u bënë bashkë, si askund tjetër në botë dhe përtej çdo arsyetimi logjik, për të votuar mocion mosbesimi në kohë pandemie kundër një qeverie me menaxhim shembullor të COVID-19.
Veprime pa pasojë nuk mund të ketë. Zëvendësimi jo i ligjshëm i një strukture qeverisëse me përvojë të dorës së parë, profesionalizëm e kompetencë dhe koordinimin ndërinstitucional, me një tjetër jolegjitime, pa përvojë e kompentencë, pa ndjeshmëri ndaj situatës dhe plotësisht e çakorduar, sjellë pasoja të paracaktaura. Për këtë, faj e përgjegjësi nuk mbajnë vetëm ata që sot janë në pozita qeverisëse. Por, të gjithë ata që fillimisht me votën e 25 marsit dhe përfundimisht me votën e 3 qershorit besuan e prezantuan me gojëplotë se Qeveria Kurti, ndaj së cilës kishte 76 % aprovim për punën e saj në parandalimin e përhapjes së pandemisë, duhet të zëvendësohet me çfarëdo qeverie tjetër, qoftë ajo edhe koti.
E ata që nga karriga e opozitës kundërshtuan Qeverinë Kurti në çdo vendim, dhe e vërshonin opinionin publik me kritika dhe “sugjerime” se si duhet menaxhuar më mirë situata më COVID-19, sot, kur brenda 24 orëve kemi 13 të vdekur dhe 178 të infektuar, janë të heshtur e fjalëpak. Për ta, opozitarizmi kishte kuptim vetëm aq kohë sa qeveriste Lëvizja Vetëvendsoje!. Prandaj edhe një pjesë e tyre u bënë bashkë për të qeverisur koti, kurse pjesës tjetër duket se vetëm formalizimi po i mungon.
https://www.facebook.com/perparim.kryeziu.779/posts/153714009586088
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...
Tërmeti 4.8 ballë që goditi Kosovën, pamjet që tregojnë se s...