Deputeti nga LDK-ja, Visar Hoti, është i katërti i infektuar me COVID-19 nga partia që drejton Isa Mustafa.
Hoti ka thënë se ka rezultuar pozitiv pas kontaktit që ka pasur me disa nga kolegët e tij, megjithatë kë shtuar se nuk ka simptoma.
“Dje e kam marrë rezultatin ku del se jam pozitiv me Covid-19. Nga e hëna jam në vetizolim, pas konfirmimit se disa kolegë të mi kanë dalë pozitivë me të cilët kam pasur kontakt. Jam mire me shëndet. Nuk kam asnjë simptomë, përveç që rezultati i testimit ka dalë pozitiv”, ka thënë ai.
Deputetët e LDK-së Arben Gashi dhe Haxhi Avdyli ditë më parë konfirmuan se janë pozitivë në koronavirus dhe se janë në vetizolim.
Arne Slot pranon: Liverpool nuk po i përmbush standardet e k...
Policia interviston 14 të dyshuar për manipulim të votave në...
Sekuestrohen mbi 24 mijë euro mbathje sportive të falsifikua...
SHBA dhe Azerbajxhani nënshkruajnë një marrëveshje partnerit...
Basha: Nënkryetarët nesër do të votohen si pako, seanca mbah...
PDK kërkon shtyrjen e seancës konstituive për në orën 17, sh...