Brukseli ka nisur veprim ligjor kundër 10 shteteve të BE-së që kanë dështuar të përmbushur të drejtat e pasagjerëve, në vazhdën e ndërprerjeve masive të udhëtimit të shkaktuara nga pandemia COVID-19
Sipas direktivave të BE-së për paketën e udhëtimeve, klientët e tur operatorëve kanë të drejtë për rimbursim të plotë brenda dy javëve apo voucher në rast të anulimit, transmeton portali arbresh.info.
Por në 10 shtete, Komisioni Evropian thotë që pasagjerët ose u ishin ofruar voucher ose nuk kishin marrë paratë në kohë.
Dhjetë vendet janë Republika Çeke, Qipro, Franca, Greqia, Italia, Kroacia, Lituania, Polonia, Portugalia dhe Sllovakia.
Greqia dhe Italia janë thirrur në një rast të veçantë për mos zbatimin e duhur të rregullave të BE për udhëtarët e linjës ajrore dhe anije, të cilat kanë të drejtë për mbrojtje të ngjashme të konsumatorit.
Këto shtete anëtare tani kanë dy muaj për t’iu përgjigjur Komisionit dhe të ndryshojnë rregullat e tyre. Mosarritja e tij në fund të fundit mund të rezultojë në veprim gjyqësor.
Dega ekzekutive e BE-së tashmë ka paralajmëruar se pandemia nuk mund të shërbejë si një justifikim për uljen e mbrojtjes së konsumatorit./arbresh.info/
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...