Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka paralajmëruar se nuk do të lejohen organizimet e ahengjeve me muzikë live në kafiteri e restorane ku ka më shumë se 50 persona.
Haziri ka thënë se Policia së bashku me inspektorët do të ndërhyjnë në çdo organizim që ka muzikë live me mbi 50 persona, raporton Gazeta Express.
““Policia e Shtetit ka marrë vendim dhe do të ndërhyjë së bashku me Inspektorët e Komunal në tërë territorin e Komunës së Gjilanit. Kërkoj mirëkuptimin e të gjithë atyre që kanë planifikuar organizim gjatë vikendit, por nuk është i mundur të lejohet organizimi i mbrëmjeve muzikore dhe i ahengjeve të cilat kanë më shumë se 50 persona”, ka thënë Haziri
Haziri njoftoi se sot pritet të bëhen 48 testime për koronavirus nga komuna që drejton.
Ai ka thënë se brenda dy ditëve presin nga IKSHPK’ja të pasqyrojë gjendjen reale të infeksionit me koronavirus në Gjilan.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...