Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë, Mitsunori Ogasawara.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në takim me ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë, Mitsunori Ogasawara, ka thënë se ndihma e Japonisë për t`i përballuar pasojat e pandemisë Covid-19 është e çmueshme dhe ka ardhë në kohën e duhur.
Ajo ka falënderuar shtetin japonez për ndihmat dhe ka thënë se bashkëpunimi në luftën kundër pandemisë duhet të jetë prioritet.
“Është mirë që kemi mbështetjen e një shteti mik si Japonia në këto kohë të vështira”, ka thënë zonja Osmani, duke kërkuar që bashkëpunimi në këtë sferë të vazhdojë edhe më.
Në këtë takim u diskutua edhe për mundësitë e investimeve në infrastrukturën shëndetësore me qëllim që të krijohen kapacitete të duhura për preventivë, përtej reagimit emergjent.
Palët diskutuan edhe për mundësitë e shkëmbimit ndërmjet të dy shteteve, si në fushën e digjitalizimit apo teknologjisë, me fokus të posaçëm në burimet e ripërtëritshme të energjisë.
![]()
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...