Një makinë është përfshirë nga flakët në rrugën “Peti”, pranë kopshtit Zoologjik si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorrit.
Makina, me drejtues A.T., ka marrë flakë në ecje por fatmirësisht shërbimet e zjarrfikëses kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Raportohet vetëm për dëme materiale.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 03.07.2020, rreth orës 08:45, në rrugën “Peti”, pranë kopështit Zoologjik, dyshohet se si pasojë e nje defekti teknik në pjesën e motorrit ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtues A.T., ku ka vetëm dëme materiale.
Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tch
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit ‘Xh...
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...
Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit