Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt iu është drejtuar qytetarëve të vendit në ditën kur Gjermania ka marrë edhe zyrtarisht presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian.
Me anë të një video mesazhi, Held ka premtuar kosovarët se Gjermania do të angazhohet fuqishëm për heqjen e vizave.
Madje, kur ka folur për heqjen e vizave, ai ka pasur edhe një mesazh për politikanët e vendit.
“Kur do të ndodhë liberalizimi i vizave që unë besoj që do të ndodhë shumë shpejtë kjo nuk do të jetë për shkak se disa po flasin me zë të lartë, kjo do të jetë për shumicën e heshtur dhe anonime. Qytetarëve të këtij vendi që punojnë me zell dhe i binden ligjit”, ka thënë Heldt, duke shtuar se sistemi arsimor dhe shëndetësor në Kosovë, janë keq përkundër përkrahjes milionëshe të BE’së.
“Një autostradë në perëndim të Kosovës ku janë lidhjet për Pejë dhe ajo për Mitrovicë nuk kanë përfunduar akoma. Kjo ju bën të mendoni për shpenzime enorme të parasë. Kjo autostradë me koston e planifikuar arrin një shumë që është pothuajse sa gjysma e buxhetit vjetor të këtij vendi”, ka thënë Heldt.
Sipas tij, përveç liberalizmit të vizave, prioritet i Gjermanisë është edhe dialogu Kosovë – Serbi.
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...