Kryeministri Avdullah Hoti, në fillim të mbledhjes së Qeverisë, ka folur për propozim-aktakuzën e ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Para ministrave, kryeministri Hoti ka thënë se Kosova do të jetë e përgjegjshme karshi obligimeve që ka si shtet.
“Ne mbesim me qëndrimin që lufta çlirimtare e popullit të Kosovës është e pastër dhe nuk mund të gjykohet”, tha ai.
Ai ka thënë se e vlerësojnë parimin e prezumimit të pafajësisë përderisa nuk ka ndonjë vendim përfundimtar të Gjykatës.
“Ne e vlerësojmë parimin elementar të drejtësisë për prezumimit të pafajësisë për secilin për derisa nuk kemi një vendim përfundimtar të Gjykatës, Kosova siç ka vepruar edhe në të kaluarën edhe tash do të jetë e përgjegjshme karshi obligimeve kushtetuese ndërkombëtare që ka si shtet”, tha Hoti.
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...