Askush të mos përdorë gjuhën e nënës, gjuhën shqipe për të ndarë njerëzit në patriotë e tradhtarë.
Kështu tha Edi Rama në një konferencë shtypi në mbyllje të vizitës së tij dyditore në Kosovë, raporton portali arbresh.info.
Duke folur për akuzat e Gjykatës Speciale, apo siç e quajti ai fletë-rrufesë, ai tha se nuk është rasti tani të ndahen njerëzit në tradhtarë, të ndershëm e hajdutë.
“Pafajësia e disa figurave të Ushtrisë të Kosovës siç është figura e Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.
“Është një fakt edhe një akuzë për efikasitetin e drejtësisë ndërkombëtare. Dhe sot për mua është një sprovë e madhe e natyrës kombëtare morale e njerëzore se kush flet shqip, sepse ka gjuhën e nënës e këtë gjuhë të mos përdor për të ndarë pjesëtarët e kësaj bashkësie në patriotë e tradhtarë apo në të ndershëm dhe hajdut. Nuk është ky rasti”, tha Rama.
Në vizitën e tij, kryeministri shqiptar është takuar me liderë të partive politike në Prishtinë./arbresh.info/
Atalanta kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, fiton bi...
Amerikanët trajnojnë ushtarët e Kosovës dhe Shqipërisë për i...
Tragjedi në futbollin turk, vdes tifozi i Kocaelisporit, ra ...
Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor
Rrëzohet helikopteri gjatë reagimit ndaj të shtënave në Ariz...
Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane pr...