Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 12 të vdekur nga koronavirusi. Një ditë më parë u regjistruan vetëm katër viktima.
Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 8,973, shkruan “The Guardian”.
Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 498 infektime të reja – gati dyfish më shumë se 262 rastet e regjistruara një ditë më parë dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 194,259.
Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.
Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.
Aksion bastisjeje në disa pavijone të Dubravës – të angazhua...
Zhduket gjatë peshkimit në lumin Mat një person, nisin kërki...
Serbia paraburgos një serb nga Shtërpca për “spiunazh për Ko...
Zyrtare: Kristal Abazaj lojtari më i ri i Dritës
Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqe p...
Ambasadori britanik: Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova janë kr...