Legjenda e Manchester United-it, Phil Neville beson se klubi duhet të bëjë vetëm një transferim që të jetë kandidat për titull.
“Djajtë e Kuq” për herë të parë që nga viti 2013 kur u largua Sir Alex Ferguson, janë në top formë duke mos pësuar humbje që 13 ndeshje, transmeton portali arbresh.info.
United ka bërë transferime të shumta, të cilët kanë gjetur formën e duhur, ndërsa Neville beson se duhet vetëm një mbrojtës që gjiganti anglez të jetë kandidat për titull.

“Një ose dy transferime, ose Paul Pogba dhe një transferim i mirë. Mendoj se United mund të afrohet”.
“Duhet një qendërmbrojtës që të këtë efektin që ka Van Dijk te Liverpool. Maguire ka efekt mjaftë të madh, por duhet edhe një qendërmbrojtës i fortë”.
“Një transferim më shumë dhe United mund të jetë kandidat për titull”, tha ai.
Thuhet se United është duke provuar të transferojë Kalidou Koulibaly nga Napoli, por lojtari kërkohet edhe nga Liverpool-i./arbresh.info
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira