Barcelona është duke monitoruar situatën e mesfushorit ofansiv së Manchester United-it, Angel Gomes.
“Djajtë e Kuq” janë në bisedime me talentin që disa muaj, por ende nuk kanë arritur marrëveshje për rinovim të kontratës, transmeton portali arbresh.info.
Kontrata momentale i skadon në fund të qershorit dhe klubi blaugranas është duke vëzhguar situatën.
Chelsea shihet si favorit për Gomes, mirëpo 19-vjeçarit mund t’i pëlqejë transferimi në “Camp Nou”.

Gomes ka bërë vetëm gjashtë paraqitje për United këtë sezon dhe dëshiron që të luaj më shumë.
Thuhet se United i ka ofruar mundësinë që ta huazojë të ndonjë klub nëse e rinovon kontratën, por nuk dihet nëse lojtari do e pranojë./arbresh.info.
Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Trepça e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Pejës
Kuvendi i Kosovës miratoi dhjetë projektligje
Rama ndan pamje nga shembja e ndërtimeve pa leje në Prishtin...
Berisha shkruan për vdekjen e Qosjes: Pavarësisht kundërshti...
Gashi: Zgjedhjet e janë të shmangshme, partitë opozitare duh...