Drejtori i urgjencave të OBSH-së, Michael Ryan ka paralajmëruar se kriza ende nuk e ka arritur kulmin në pjesën më të madhe të Amerikës.
“Është veçanërisht intensiv në Amerikën Qendrore dhe Jug”, tha ai.
“Ne kemi parë një vazhdim të vazhdueshëm dhe shqetësues të trendit, me shumë vende që kanë përjetuar një rritje prej 25 dhe 50% të rasteve gjatë javës së fundit.”
Ndërkohë, kreu i OBSH tha që ai pret që numri i rasteve të konfirmuara që kur shpërthimi filloi të kalojë dhjetë milionëshin së shpejti.
“Në muajin e parë të këtaj shpërthimi, më pak se 10,000 raste u raportuan në OBSH. Në muajin e fundit, janë raportuar pothuajse katër milionë raste”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Rastet e konfirmuara në Brazil kaluan një milion javën e kaluar, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania