Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke qëndruar në Poloni dhe në Bullgari ku edhe po vëzhgon procesin e zgjedhjeve në këto dy shtete.
Një delegacion i KQZ-së në përbërje të anëtarëve Betim Gjoshi, Ilir Gashi, Florian Dushi, Binak Vishaj, Ergit Qeli dhe Kryeshefi Ekzekutiv i SKQZ-së, Enis Halimi janë duke qëndruar në Bullgari me ftesë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të këtij shteti.
Ky delegacion është pritur në takim nga kryetarja e KQZ-së së Bullgarisë Ivilina Aleksieva dhe anëtarët e këtij komisioni.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Bullgarisë në këto zgjedhje ka përshtatur Fletëvotimin e Zgjedhjeve për Këshillat Komunal duke e marrë si model Fletëvotimin nga Zgjedhjet për Kuvendet Komunale të Republikës së Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Një delegacion tjetër i KQZ-së në përbërje të anëtarëve Adnan Rrustemi, Eshref Vishi, Nenad Rikalo dhe Bajram Ljatifi po qëndrojnë në Poloni me ftesë të Komisionit Nacional Zgjedhor për të vëzhguar zgjedhjet.
Delegacioni i KQZ-së së bashku me delegacionet nga Lituania, Letonia, Rumania dhe Tajlanda, janë pritur në takim të përbashkët nga kryetari i Komisionit Nacional Zgjedhor të Polonisë, Wojciech Hermelinski.
Gjatë ditës së zgjedhjeve, anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ishin prezent në disa qendra të votimit për të parë nga afër përgatitjet, procesin e votimit si dhe procesin e numërimit të votave.
Bajrami për Vjosa Osmanin: S’ka qenë në studime që me u kthy...
Amir Rrahmani rikthehet në stërvitje me Napolin
Përparim Rama paralajmëron një kapitull të ri për Prishtinën
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë, i kërkuari për grab...
Sallahu sulmon Vjosa Osmanin me juristin e shquar Hans Kelse...
Me ftesë të Shtëpisë së Bardhë, Zotëria i Parë nis aktivitet...