Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka vlerësuar se Republika e Kosovës ka shënuar progres të dukshëm krahasuar me raportin e vitit të kaluar dhe raportet e viteve paraprake.
Ai këtë vlerësim e bëri duke u bazuar në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për trafikim me qenie njerëzore për vitin 2019
Ai tha se ” rekomandohen përmirësime në fushën e gjykimeve përfundimtare dhe financimin e shtëpive të sigurta për viktimat e trafikimit”.
Veliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, gjithashtu ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në luftën kundër trafikimit njerëzor, transmeton arbresh.info
Postimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë,
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka publikuar raportin për trafikim me qenie njerëzore për vitin 2019.
Të bashkëngjitur gjeni vlerësimin tim si Ministër i Punëve të Brendshme.
Sipas raportit të DASH-it, Republika e Kosovës vazhdon të listohet në nivelin dy nga tri nivelet themelore, derisa raporti ka parasysh përpjekjet domethënëse të Qeverisë së Kosovës.
Rrjedhimisht, sipas raportit, Republika e Kosovës ka shënuar progres të dukshëm krahasuar me raportin e vitit të kaluar dhe raportet e viteve paraprake.
Në raport theksohet puna e shkëlqyeshme e Policisë së Kosovës, më saktë, e njësisë kundër trafikimit, e cila vazhdon të arrijë dhe regjistrojë rezultate të shkëlqyeshme nga viti në vit, derisa rekomandohen përmirësime në fushën e gjykimeve përfundimtare dhe financimin e shtëpive të sigurta për viktimat e trafikimit.
Me këtë rast dua të falënderoi të gjithë anëtarët e Autoritetit Kombëtar për luftë kundër trafikimit me qenie njerëzore për punën e tyre të palodhshme, duke u zotuar njëkohësisht se në koordinim me institucionet e tjera shtetërore, do të angazhohemi në përmbushjen e rekomandimeve të dala nga raporti i DASH-it, veçanërisht për një rregullativë ligjore më efikase për mbrojtjen e viktimave të trafikimit.
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...