Pas vlerësimit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) lidhur me gjendjen e Kosovës në trafikimin me qenie njerëzore, ministri i punëve të brendshme, Agim Veliut thotë se është shënuar progres.
Veliu thotë se DASH-i ka marrë parasysh përpjekjet domethënëse të Qeverisë së Kosovës, transmeton portali arbresh.info.
Ky është vlerësimi i ministrit Agim Veliu
Raporti DASH-it për trafikim me qenie njerëzore
Kam pranuar raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për trafikim me qenie njerëzore për vitin 2019.
Sipas raportit të DASH-it, Republika e Kosovës vazhdon të listohet në nivelin dy nga tri nivelet themelore, derisa raporti ka parasysh përpjekjet domethënëse të Qeverisë së Kosovës.
Rrjedhimisht, sipas raportit, Republika e Kosovës ka shënuar progres të dukshëm krahasuar me raportin e vitit të kaluar dhe raportet e viteve tjera paraprake. Në raport theksohet puna e shkëlqyeshme e Policisë së Kosovës, më saktë e njësisë kundër trafikimit, e cila vazhdon të arrijë dhe regjistroi rezultate të shkëlqyera nga viti në vit, derisa rekomandohen përmirësime në fushën e gjykimeve përfundimtare dhe financimin e shtëpive të sigurta për viktimat e trafikimit.
Me këtë rast dua të falënderoi të gjithë anëtarët e Autoritetit Kombëtar për luftë kundër trafikimit me qenie njerëzore për punën e tyre të palodhshme, duke u zotuar njëkohësisht se në koordinim me institucionet tjera shtetërore, do të angazhohemi në përmbushjen e rekomandimeve të dala nga raporti i DASH-it, veçanërisht për një rregullativë ligjore më efikase për mbrojtjen e viktimave të trafikimit.
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...