Në Komunën e Istogut gjatë ditës së sotme një person ka ndërruar jetë e që ka qenë i infektuar edhe me COVID-19.
Drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj thotë për RTV Dukagjinin se i ndjeri ka pasur edhe disa probleme tjera që kanë mundur të përbëjnë faktorë rreziku por sipas tij nuk është pritur që ato t’ia rrezikojnë jetën.
“Për fat të keq sot brenda asaj familje kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 edhe tetë anëtarë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Osmanaj thotë se në Istog momentalisht janë aktiv me koronavirus 25 qytetarë.
“Mirëpo presim që brenda pak ditësh disa prej tyre të ritestohen dhe të dalin negativ e të konsiderohen si të shëruar”.
Osmanaj thotë se edhe në Komunën e Istogut ka vonesa në publikimin e rezultateve dhe gabime të caktuara.
“Një qytetarë na njoftoi se edhe gruaja e tij ka rezultuar pozitiv në COVID-19, ndërsa në njoftimin e IKSH-së ajo nuk është pasqyruar”, tha ndër të tjera Mujë Osmanaj.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...