Në zyrën e Avokatit të Popullit, prej sot e enjte (25 qershor ), qytetarët do të mund të denoncojnë çfarëdo qoftë shkelje të së drejtës zgjedhore në linjën telefonike falas 0800 54321.Të gjitha parregullsitë mund të denoncohen si gjatë periudhës parazgjedhore edhe në ditën e votimit.
Linja telefonike, sipas njoftimit, do të funksionojë çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00, ndërsa sipas denoncimeve të qytetarëve do të veprohet menjëherë, sapo të pranohet thirrja ose mesazhi i incizuar.
Avokati i Popullit, do t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve duke ndërmarrë masa urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet e tjera të cilat e kanë për detyrë t’ua sigurojnë mbrojtjen e garantuar të të drejtave të tyre./Telegrafi/
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...
Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk ...
I akuzuari për vrasjen në Hajvali: Vrasjen e kreu vëllai im ...
Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA
Skemë mashtrimi në Everest/ 11 të arrestuar, dyshohet se hel...