Këshilltari i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka ka reaguar pas publikimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj shefit të tij. Ai thotë se presidenti ishte penguar në rrugën e tij për të mbyllur një kapitull lufte.
‘’Historia e Kosovës është direkt e lidhur me emrin e Hashim Thaçit. Lider politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lider që shpalli Pavarësinë e Republikës së Kosovës. Kryeministri më i suksesshëm i shtetit tonë të ri’’, ka shkruar ai në Facebook.
“Organizimeve për rezistencë paqësore u ishte bashkuar sapo kishte arritur moshën madhore dhe shumë pak vite më pas u kishte prirë edhe organizimeve për rezistencë të armatosur. Në luftë dhe paqe asnjëherë nuk reshti së luftuari. Edhe sot ishte nisur për ta mbyllur një kapitull lufte, por padrejtësisht u pengua nga ata që janë të thirrur të vendosin drejtësi”, thotë tutje ai.
“Është sulmuar politikisht me dekada. Shpeshherë edhe nga ata që as moshë nuk kanë sa ai ka kontribut kombëtar. Por, asnjëherë nuk e njohu humbjen. As sot nuk ka humbur. Kjo është vetëm një pengesë e qëllimshme për t’ia ndërruar drejtimin, por gjithsesi vetëm përkohësisht!”, përfundon ai.
Celina shënon golin e parë në edicionin e ri të kampionatit ...
Rriten për 6% çmimet e naftës pas bllokadës së ShBA-së në Ng...
Një cisternë nafte e sanksionuar kalon Ngushticën e Hormuzit...
Kuvendi mban seancë solemne për Ditën Memoriale të të mbijet...
Kosovë, 2500 persona jetojnë me diabet të tipit 1, prej tyre...
Schlotterbeck në qendër të vëmendjes, klauzola për dy gjigan...