Haradinaj takon Faton Jakupin, flasin për sfidat e komunës së Kamenicës në menaxhimin e pandemisë

14:52 | 24 Qershor 2020
V. S.

Kryetarin i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot nënkryetarin e Kamenicës Faton Jakupi, që njëherësh udhëheq me degën e Aleancës atje.

Përmes një postimi në facebook, Haradinaj ka shkruar se në këtë takim kanë diskutuar për sfidat e kësaj komune me theks të veçantë menaxhimin e pandemisë.

Postimi i plotë:

Takim me nënkryetarin e Kamenicës Faton Jakupi, që njëherësh udhëheq me degën e Aleancës atje.

Biseduam bashkë për sfidat e kësaj komune me theks të veçantë menaxhimin e pandemisë, që nuk ka qenë aspak e lehtë për këtë komunë.

E përgëzova nënkryetarin Jakupi për punën e palodhur të tij për mirëqenien e qytetarëve të Kamenicës. E inkurajova që të vazhdojnë me punët e mira që po bëjnë dhe e sigurova se përkrahja ime dhe e AAK-së nuk do të mungojë asnjëherë.

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme