Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë së martës në tërë vendin janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.
Sipas njoftimit, mëngjesin e deshëm në Fushë Kosovë është arrestuar një person pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti tjetër i dhunës në familje ka ndodhur në Prishtinë, ku një mashkull ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje familjare rreth shfrytëzimit të një veture është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuarit meshkuj.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor . Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedure të rregullt”, thuhet në njoftim.
Edhe në qytetin e Prizrenit gjatë së martës janë raportuar dy raste të dhunës në familje.
Sipas njoftimit, mëngjesin e djeshëm, vëllai e ka sulmuar motrën e tij pas një mosmarrëveshjeje që kishin.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, bën të ditur policia.
Po ashtu në këtë qytet, në orët e pasdites një grua ka raportuar se është rrahur nga bashkëshorti i saj, e cila edhe ka kërkuar ndihmë mjekësore pas plagëve të marra.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me pas është liruar, ndërsa i dyshuari nuk është hasur në shtëpi dhe i njëjti është kërkim. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim, shkruan lajmi.net.
Edhe në qytetin e Gjakovës është arrestuar një person për veprën “dhunë në familje”.
Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar pasi që i njëjti në vazhdimësi kishte dhunë psikike ndaj bashkëshortes se tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./arbresh.info/
Vazhdon kriza e Lakers, pësojnë humbjen e radhës e tretë rad...
Arrestohet i dyshuari që plagosi tre persona në Deçan
Stuhia e akullit mbyll shkollat, anulon fluturimet dhe paral...
MARCA zbulon një arsye tjetër çka e çoi Alonson drejt largim...
Vjen puthja e parë mes Dolces dhe Limit
Trump shpall tarifa të reja për vendet që tregtojnë me Irani...