Sot, para udhëtimit për në SHBA, presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti janë takuar dhe i kanë harmonizuar qëndrimet për një përfaqësim sa më të mirë të Republikës së Kosovës në këtë takim të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti kanë vizion të qartë dhe pajtueshmëri të plotë për një përfaqësim shtetëror sa më dinjitoz në rifillimin e dialogut, i cili pritet të jetë i vështirë.
Republika e Kosovës është e bekuar më mbështetjen e partnerëve të saj strategjikë dhe krerët shtetërorë janë shprehur optimistë se ky proces do ta përmbyllë kapitullin e hidhur të luftës dhe do ta forcojë paqen në gjithë rajonin tonë./arbresh.info/
Rriten çmimet e derivateve – ekonomistët: Të ulet akciza dhe...
Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar gjatë një konflikti, ka...
Aksion i madh policor në Prishtinë, raportohet për arrestimi...
Trump: SHBA-ja do t’i ndalë sulmet ndaj caqeve energjetike t...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e vëllait ...
Dyshimet për dallavere me patentë shoferë, Prokuroria dhe Po...