Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me 22 vjet burgim, Darko Tasiq, të akuzuarin për krime lufte ndaj popullatës civile në fshatin Krushë e Vogël.
E ngjarjen se si ishin ekzekutuar banorët e këtij fshati e ka rrëfyer Marte Prekpalaj, për arbresh.info
Prekpalaj tregon se si e kishin parë kamionin e djegur me kufoma në lumin Drin i cili është në afërsi të fshatit Krushë e Vogël, krim ky i cili është bërë nga vet dora e të dënuarit të sotëm, serbit Darko Tasiq, shkruan arbresh.info
“Rreth orës 12 e gjysmë kam pa kolonën e grave tu ardhë nga fshati drejt Drinit, edhe menjëherë me vllaun kemi marrë traktorin për me kalu Drinin se aty nuk kemi urë, kur jemi afru te Drini i kemi marrë dhe i kemi gjetë, tamam i kemi rahatu dikur rreth orës 2, kanë qenë diku rreth 300-400 gra e fëmijë, krejt fëmijët nën 13 vjeç, djem. Ka ora 3 e mesditës ka ardh qiky Darku me nja 2-3 vetë, më një kamion të mbuluar me ceradë, edhe kanë tentua njërin me qit në lumë, dhe një kamionë, por kamioni nuk shkonte kah lumi, atëherë janë mundu me një traktor edhe me nji bager të vogël me shty, prapë ka ngel kamioni dhe na e kemi pa krejt qysh ja kanë shti flakën. 4 ditë sa kemi qëndru në atë Drini me këta refugjatë e kemi lanë kamionin 4 ditë tu djeg me kufoma të Krushës së Madhe tu u djeg. Dhe kur jemi kthy pas luftës e kemi gjete kamionin gjysmë të djegur me kufoma, me eshtra me krejt, e për këto tjerat dëshmojnë këta tjerët”, tha Prekpalaj
Ajo si dëshmitare e kësaj ngjarje rrëfen se si Darko Tasiq së bashku me bashkëpunëtoret e tij kishin hedhur atë kamion në lum.
“Darko Tasiq ka edhe 3 shokë të tjerë, dhe masi e kanë kry krejt procedurën e kanë marr e kanë ngul një flamur të Serbisë, kanë gjujt në ajër dhe kanë shku, dikur rreth orës 4 pasdite”, ka thënë ajo.
E ato kufoma ajo thotë se i përkisnin banorëve të Krushës së Madhe.
“Për kufomat që janë djegur në kamionin që kishte sjellur Darko Tasiq, Prekpalaj thotë se sipas informacioneve të saj ato kufoma ishin të Krushës së Madhe, pasiqë për kufomat e Krushës së Vogël thotë se i kanë marr i kanë djeg dhe I kanë hedh në lum së bashku më mbetjet e shtëpisë së djegur”, ka thënë ajo.
E sa i përket dënimit të shqiptuar ndaj Darko Tasiq, Prekpalaj ajo thotë se nuk janë të kënaqur mirëpo besojnë se Gjykata e Apelit do t’ia rris dënimin dhe ta detyroj Tasiqin t’i tregoj edhe bashkëpunëtorët e tjerë në këtë krim.
“Shpresoj në Gjykatën e Apelit, dëshira ime është që ky person t’i tregoj edhe të tjerët sepse nuk ka qenë vetëm. Më e keqja është që këta janë rritë bashk dhe neve na dhemb pjesëmarrja e serbëve vendorë, qysh kanë pas guxim kojshinë me dënu, kur këta i kanë ndihmua në situata tjera. Pra, me e rritë dënimin Gjykata e Apeliti dhe me e detyru me i tregu edhe të tjerët dhe me i tregu eshrat tjera.
Kujtojmë se Darko Tasiq së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë më 26 mars të vitit 1999 kishin kryer krime ndaj popullatës civile në Krushë të Vogël./arbresh.info/
LEXO EDHE:
Elijona shpërthen në lot, e merr malli për familjen
ShBA-ja ndjek cisternën e tretë të naftës të lidhur me Venez...
VV sot mban tubim në Podujevë, merr pjesë Kurti
Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macro...
I dyshuar për grabitje në Ohajo, një person tenton të qëlloj...
“T’kom djalë vallahi” – takim i veçantë i Kurtit me lo...