Ish-Qeveria Kurti tha se e hoqi pagesën ndaj kartonit të gjelbër, mërgimtarët vazhdojnë ta paguajnë

12:48 | 22 Qershor 2020
V. S.

Me 3 qershor, ish-qeveria e kaluar në krye më Albin Kurtin, kishte  marr vendim që të heqë shpenzimet për kartonin e gjelbër për vitin 2020.

Por duket se ky vendim ka mbetur vetëm në letër.

Të gjithë ata bashkatdhetarë që këtyre ditëve po vinë në Kosovë janë duke kryer obligimin e pagesës sikurse më parë, raporton arbresh.info

Krejt kjo pasi që vendimi i marr nga Qeveria Kuti duket se nuk është funksional.

Për arbresh.info, disa nga bashkatdhetarët që sot kaluan kufirin në pikën kufitare në Merdar u shprehen të lidhur më ketë vendim.

Sipas tyre është e pa pranueshme që sa herë që vinë në Kosovë të ballafaqohen më këtë pagës./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/707705240070806/?v=707705240070806&notif_id=1592822885579535&notif_t=live_video_explicit

Shpërndaje në rrjete sociale