Pas rekordit të djeshëm negativ prej 18 të infektuarve të ri, gjatë 24 orëve të fundit në Dibër është regjistruar një rast pozitiv me Kovid 19.
Kështu, numri i përgjithshëm aktual i personave të infektuar është 82, nga të cilët 48 janë shëruar, katër kanë vdekur, ndërsa 30 janë aktivë në sëmundje. Gjashtëdhjetë persona janë në vetëizolim, disa prej tyre në izolim të detyrueshëm pasi mbërritën nga jashtë.
Në Dibër rastet e para të infektuara me Kovid-19 u konfirmuan më 26 shkur., dy bashkëshortë nga Qendra Zhupë. pas kthimit të tyre nga Italia.
“Mosrespektimi i masave nga qytetarët dhe protokollet në objektet e biznesit, si dhe frekuentimi i shpeshtë i qytetarëve tanë në pjesë të tjera të vendit dhe anasjelltas, janë arsyet e kthimit të virusit të rrezikshëm në zonën tonë. Situata mund të vlerësohet si alarmante, sepse sipas vlerësimeve të ekspertëve shëndetësorë në këtë fushë, numri i të infektuarve të ri pritet të rritet”, tha Hekuran Duka, kryetar i Komunës së Dibrës, i cili menaxhon edhe Shtabin operativ të komunës./koha.mk
Treni përplaset me autobus, të paktën tetë të vdekur në Tajl...
Petkoviq iu drejtohet serbëve të Kosovës: E di që jeni lodhu...
Ushtarët e KFOR-it zhvillojnë stërvitje për orientimin në te...
231 besimtarë nga Prizreni dhe Shtimja nisen për haxh
Pas Trumpit dhe Putin në Pekin, vizita më 19 dhe 20 maj
Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universal...