Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka raportuar sot para komisionit për Shëndetësi lidhur me menaxhimin e situatës me koronavirus.
Ministri Zemaj ka thënë se ngritja e rasteve me COVID-19 u bë shkaku i heqjes së masave.
Ndërsa bëri të ditur edhe punën që e ka bërë deri tash.
“Ky është një nga prioritete tona. Me fillimin e marrjes së mandatit po ballafaqomi me rritje të rasteve e kjo është rezultat i hapjes dhe heqjes së masave. Duke qenë se trendi i rasteve kur e mora postin ishte në rënie me 8 qershor me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë kam shfuqizuar pikat e 20 majit të vitit 2020. Ashtu siç kishim paralajmëruar Ministri e Shëndetësi ka hartuar manualin. Manuali si dokument do të përditësohet dhe është i publikuar në ëeb faqen e Ministrisë, tash kemi përgatitur edhe udhëzuesit e tjerë të këtij manuali. Ministria e Shëndetësisë ka nisur edhe rekrutimin e 200 përsonelëve specializant shëndetësor”, ka thënë ai.

Zemaj ka thënë se kanë rekomanduar edhe nxjerrjen e vendimeve të reja për shkak të rritjes së numrit të rasteve.
“Ne i kemi rekomanduar Qeveris që të nxjerr vendime të reja duke parë rritjen e numrit të rasteve. Kemi kërkuar që të reduktohet numri i stafit në institucione publike dhe që shumica të punojnë online prej shtëpisë, të barten maskat e dorezat e të ruhet distanca. Duke pa që shtimi i rasteve ka rritur numrin e kërkesave në spitalet e Kosovës në kemi kthyer në kapacitete të plota disa klinika në mënyrë që të i dalim në ndihmë. Aktualisht Klinika Infektive ka 125 shtretër dhe 6 respirator. Deri sot kemi 34 persona të vdekur nga COVId-19, ne jemi tu bë përgatitje për fluks të rasteve nëse do të ketë”, ka shtuar ai./arbresh.info/
42 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit
San Francisco “zhytet” në errësirë, 130 mijë banorë pa energ...
Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it se...
Tentohet për herë të dytë t’i vihet flaka restorantit në Pri...
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Leposa...
Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan