Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, përgëzoi kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Shaqir Fetahun për qëndrimin e tij ndaj coronavirusit.
“Më gëzon qëndrimi i kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu. Mesazhet e tij të drejtuara drejt besimtarëve se coronavirusit ende është këtu janë të rëndësishme për ngritjen e vetëdijes te qytetarët”, thotë Filipçe në një shkrim në Facebook, njofton telegrafi maqedoni.
Filipçe sqaron se si ushtruesi i detyrës së kreut të BFI-së, Shaqir Fetahu ka deklaryuar se virusi është i rrezikshëm dhe se shumë shpejt përhapet duke kërkuar kështu që të respektohen masat dhe rekomandimet e ekspertëve. Me këtë, sipas ministrit Filipçe, ai tregoi përgjegjësi ndaj gjendjes në vend.
“Konsideroj se është shumë e rëndësishme që të gjithë akterët në shoqëri të përfshihen në luftën me coronavirusit. Secili në rrethin e vend mund të ndikojë në vetëdijen e qytetarëve”, tha mes tjerash Filipçe.
Ndryshe, ish-kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi gjatë festës së Fitër Bajramit deklaroi se coronavirusi tashmë është zhdukur.
Lushaku-Sadriu: Albin Kurti deshti me e përmbys rendin kusht...
PDK mbledh urgjentisht degët, thotë se po mobilizohet për mb...
Njohësi i politikës, Lulzim Peci: Qëllimi i LVV-së i tejduks...
Arsenali ka në “radar” tre yjet e Suprligës turk...
Çitaku: PDK nuk nënshtrohet
Publikohen pamjet e mbërritjes zyrtare të mbretit Charles në...