Milan dhe agjenti i Gianluigi Donnarumma-s, Mino Raiola janë duke punuar për t’ia rinovuar kontratën lojtarit deri në qershor të vitit 2023.
Sipas Milannews, Donnarumma dëshiron të mbetet në “San Siro”, pavarësisht që kërkohet nga top klubet, transmeton portali arbresh.info.
Donnarumma-s i skadon kontrata në qershor të vitit 2021 dhe mund të largohet gjatë verës, nëse “Rosonerët” nuk arrijnë ta bindin për rinovim.
Thuhet se me kontratën e re, italiani do mbetet edhe për dy vite, pra do jetë deri në vitin 2023.

Ende ka shumë për tu bërë në këtë kontratë shkaku që ende nuk është arritur marrëveshja personale mes klubit dhe portierit.
‘Gardiani’ i shtatë herë kampionit të Evropës këtë sezon e ka mbajtur 10 herë portën e paprekur në 24 ndeshje, kurse pritet të rikthehet në aksion kundër Lecce./arbresh.info.
Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Nufi
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...
Çmimet e naftës bien për 10% pasi Irani njoftoi hapjen e Ngu...