Ka vdekur edhe një person nga koronavirusi në Kosovë, derisa numri i viktimave ka shkuar në 34.
Bëhet fjalë për një 74 vjeçare N.D nga Komuna e Rahovecit, e cila ishte në Mjekim Intensiv në Klinikën Infektive të QKUK-së.
Sipas raportit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se ajo ishte pranuar në Klinikën Infektive më 5 qershor dhe përveç infeksionit me COVID-19 kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Kryteari i Rahovecit, Smail Latifi, ka thënë se me coronavirus janë të infektuar edhe 4 fëmijët e saj.
“74 vjeçarja që ka vdekur sot ka pasur probleme të jashtëzakonshme shëndetësore, me tension, me sheqer, me zemër edhe kuptohet edhe tash me COVID. I ka edhe tri vajza e një djalë me koronavirus, gjendja e tyre shëndetësore është tepër e mirë, shumë stabile, nuk kanë asnjë problem. Ndërsa, 3 raste i kemi në Klinikën Infektive absolutisht me gjendje të mirë shëndetësore. Tash nëse i marrim me probleme serioze shëndetësore dhe që kanë pas COVID-19 janë 4 në komunën tonë që kanë ndërruar jetë. 3 kanë qenë në hemiodializë, ndërsa viktima e fundit me problem të shumta shëndetësore”, ka thënë Latifi për indeksonline.
I njëjti ka shtuar se momentalisht gjendja në këtë komunë janë 16 raste aktive me COVID-19, ndërsa janë 33 të shëruar.
Ndërsa tha se gjendja është e menaxhueshme dhe janë në pritje të marrjes së mostrave të rasteve të kontaktit nga 9 rastet e fundit që kanë rezultuar mbrëmë pozitiv.
Kujtojmë që pikërisht dje, patëm numër rekord të rasteve me COVID-19, ku nga IKSHPK u konfirmuan gjithsej 129 raste, duke çuar kështu numrin e të infektuarve në 1615.
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në mua...
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...