PSG gjatë kësaj merkato verore synon të përforcojë krahun e majtë dhe lojtari më i fundit që kanë kontaktuar është yllin i Bayern Munich, David Alaba.
Sipas Sky Germany, “Parisienët” kanë kontaktuar reprezentuesin e Alaba dhe kanë pyetur nëse është i interesuar për transferimin në “Parkun e Princave”, transmeton portali arbresh.info.
Alaba është i lidhur me largimin nga “Allianz Arena” pas disa viteve sepse kërkon skuadër të re, me të cilën mund të fitojë Ligën e Kampionëve.

Barcelona e Real Madrid shiheshin si destinacionet e mundshme, por në garë ndodhet edhe PSG.
PSG është në dijeni që Layvin Kurzaëa do largohet në verë dhe nëse Alaba pranon të transferohet, atëherë menjëherë do jetë në formacionin e parë.
Kartoni i austriakut vlen mbi 60 milionë euro./arbresh.info.
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...