Mesfushori i Juventus-it, Aaron Ramsey është duke u kërkuar nga tri klubet e mëdha angleze si Tottenham, Chelsea dhe Manchester United.
Javën e kaluar kishte raportime që Ramsey është ofruar te Spurs në formë huazimi, pasi “Zonja e Vjetër” nuk është i kënaqur me përformancat e lojtarit gjatë këtij sezoni, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Tuttomercatoweb, Tottenham është i gatshëm ta pranojë lojtarin në formë huazimi, por nuk dihet nëse uellsiani do pranojë shkaku i klubit të vjetër, Arsenal.

Sidoqoftë edhe Chelsea dhe United janë të interesuar për shërbimet e 29-vjeçari.
Pavarësisht interesimit të tri klubeve, Ramsey është i lumtur në Torino dhe është gjiganti italian që dëshiron t’i ndajë rrugët pas vetëm një sezoni.
Ramsey është duke u munduar që të rikthehet nga lëndimi dhe këtë të mërkurë të jetë i gatshëm për përballjen me Napoli-n në kuadër të finales së Kupës së Italisë./arbresh.info.
Xhaka vazhdon rehabilitimin, mungon ndaj Burnleyt
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi ...
Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga P...
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...
Brikena e rezervuar pas surprizës së Mateos, i jep vetëm dor...