Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sean Cairncross, Kryeshef Ekzekutiv i Milenium Challenge Corporation (MCC) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan arbresh.info.
Gjatë bisedës, kryeministri Hoti ka falënderuar z. Cairncross dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zhbllokimin e fondeve, për ndihmën e vazhdueshme që i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Republikës së Kosovës, në rritjen e zhvillimit ekonomik përmes programeve të ndryshme.
Më tej, kryeministri Hoti ka vlerësuar se është lajm i mirë për Kosovën zhbllokimi i fondeve nga Millennium Challenge Corporation (MCC), duke thënë se bashkëpunimi dhe marrëdhëniet speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të rëndësisë jetike për vendin tonë.
Kryeministri Hoti tha se Qeveria është duke punuar me përkushtim për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, menaxhimin efikas të pandemisë COVID – 19, si dhe për krijimin e një klime të favorshme për bizneset në Kosovë.
Ndërsa, Sean Cairncross, Kryeshef Ekzekutiv i Milenium Challenge Corporation (MCC), ka vlerësuar hapat e ndërmarrë nga Qeveria Hoti, të cilët kanë mundësuar zhbllokimin e fondeve për Kosovën./arbresh.info/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...