Do ta mbajmë mend si fenomenin e karantinës, pasi gjatë kësaj periudhe “shpërthej” bomba Don Xhon, i cili arriti të marrë tërë vëmendjen e adhuruesve të repit me freestyle-n e tij.
Djaloshi nga qyteti i Drenasit për një kohë të shkurtër fitoj një popullaritet të jashtëzakonshëm duke u shndërruar ndër më të pëlqyerit e momentit, shkruan GazetaExpress.
Reperi sapo ka publikuar një projekt të ri muzikor me titull “Tjera llafe”, të cilin e solli të realizuar edhe me videoklip.
Kënga, e cila është e shkruar nga vetë artisti ndërsa e realizuar nga Rzon ende nuk ka mbushur 24 orët e para të publikimit por tashmë ka arritu rreth 1 milion klikime në kanalin “Youtube”.
Pas këtij projekti Gazeta Express mëson se Don Xhon do të vijë me një bashkëpunim mjaft interesant, detajet e të cilit do të zbulohen së shpejti.
Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për dallavere m...
Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi...
Zjarri përfshin termocentralin në Teheran
Prangoset kosovari në Kukës, i kapen në kufi municion luftar...
FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26” ...
Haliti: Kërkojmë të dimë kandidatin për kryeparlamentar para...